Ka përfunduar procesi i votimit për kandidatët që do të zgjidhen për deputetë nga demokratët në qarkun e Tiranës, që është dhe më i madhi sa i takon 12 qarqeve në vend.

Në 21 degë ëshë votuar sot për 140 emra, që do të përzgjidhen më pas në një raund të dytë nga ekipet e vlerësimit në PD, ku do të nxirret dhe lista finale që shkon në KQZ.

Gjatë orëve në vijim pritet dhe numërimi i votave, për të parë nëse do të ketë emra të skualifikuara nga 140 kandidatët që janë propozuar fillimisht në lista.

Mes listës së kandidatëve Faxweb.al raportoi dje se ishin regjisori Robert Budina, aktori Julian Deda, ai i ish-kapitenit të Tiranës Gent Muça, ish-drejtorit të Policisë Erzen Breçani, futbollistit Andi Lila dhe atletes Klodiana Shala. Po ashtu në mesin e të propozuarve janë edhe gazetari Basir Çollaku, apo dekanja e fakultetit të Gjuhës dhe Letërisë Lili Sula, apo një tironseje të vjetër si Mirela Bogdani.

Në listën për deputetë të Tiranës është edhe ish-deputeti Agron Shehaj, i cili është zhvendosur nga qarku i Vlorës në drejtim të kryeqytetit, ndërsa demokratëve i është ribashkuar edhe Aleksandër Biberaj, pas disa krisjeve që ka pasur me kreun demokrat Lulzim Basha.

Në listë nuk mungojnë as emrat e biznesit siç është Zak Topuzi, ndërkohë që në Tiranë është propozuar si deputete dhe vetë zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa. Edhe pse ka pasur disa pakënaqësi me mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, dhe qendrimin e Lulzim Bashës, në listën e Tiranës ndodhet dhe emri i Arben Ristanit, i cili është propozuar nga dega 9 e PD në kryeqytet. Po ashtu një prej atyre që kanë kritikuar Bashën dhe është pjesë e listës është dhe analisti Tomor Alizoti.

Po ashtu një tjetër figurë e njohur, që nuk u zgjodh në qarkun ku ka garuar më parë, në Kukës, është Flamur Noka, i cili i është bashkuar listës për Tiranën, ndërsa mundëinë për të qenë në Kuvend, mund ta ketë dhe ish-kreu i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, i cili është një nga të propozuarit e bazës.

Ndërkohë që në Tiranë nuk figuron emri i Sali Berishës, i cili duket se në fund të të gjithë procesit do të zgjedhë qarkun ku do të kërkojë që të kandidojë, njësoj siç është shprehur vetë Lulzim Basha.

Po ashtu jashtë listave kanë mbetur derimë tani vetë Lulzim Basha, Gazment Bardhi dhe Edi Paloka, të cilët do të vendosin në fund të të gjithë procesit, qarkun ku do të garojnë. Mbetet ende mister PD dhe partitë e tjera do të garojnë në një listë të përbashkët në koalicion, pasi kjo do të shtonte më shumë dhimbje koke te Basha, i cili duhet të mendonte në listë vende të sigurta dhe për të vegjlit. LISTËN E PLOTË ME 140 EMRAT LEXOJENI KËTU.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re