Skip to content

Marshalla! Rasti me një Rolls-Royce, ja pse Dubai është qyteti më i sigurt në botë

rolls11.webp

Një video po bën xhiron e rrjeteve sociale orët e fundit, duke dëshmuar në fakt se sa i sigurt është Dubai.

Një i ri, Instagrameri Ayman Al Yaman, vizitoi qytetin e famshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili prej tre vitesh është shfaqur jo vetëm si qyteti më i pastër në botë, por edhe më i sigurti.

Kështu ai mendoi të bënte një eksperiment, për të zbuluar të vërtetën e sigurisë. Pak para se të shkonte në palestër, ai parkoi jashtë saj Rolls-Royce-n e tij ultraluksoz, një model SUV Cullivan dhe… i la çelësat mbi kofano.

Në videon që ai ngarkoi në TikTok, Al Yaman tani mund të shihet duke u larguar nga palestra pasi nata ka rënë në qytet, shumë orë më vonë. Rolls-Royce-i i tij i bardhë po e pret aty ku e ka lënë dhe as çelësat nuk janë lëvizur, duke mbetur mbi kofano.

Dikush pyet veten nëse diçka e tillë do të ndodhte realisht në ndonjë qytet tjetër në botë…/tesheshi.com/