Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar se Edi Rama me çështjen e “McGonigal” nuk do të ketë më asnjë shpëtim.

 

Për mediat, ajo deklaroi se do të vijnë marshallët dhe prokurorët dhe ta çojnë para drejtësisë.

 

Duke akuzuar mazhorancën se është duke vepruar pa tru, Kryemadhi tha se topi tashmë ndodhet në derën e SPAK.

 

“Sot nuk isha pasive, isha vëzhguese. S’mbaj mend kur është deleguar ndonjë interpelancë, po ne jemi mësuar kur ai delegon firmën, ai as projektin e Durrësit se ka firmosur vetë. Qesharake është se mazhoranca edhe nëse dikur kishin ndopak tru, sot i ka humbur fare.

 

Rama s’i shpëton dot gransupirës, do i vijnë marshallët e prokurorët do e çojnë para drejtësisë. Tashmë topi është në derën e SPAK.”