Dhjetra persona kanë marshuar sot në Tiranë kundër dhunës ndaj fëmijëve, nxitur padyshim nga ngjarja e fundit tragjike që ndodhi në Fier, ku Klodian Çalamani vrau 8-vjeçarin Mateo.

Marshimit të organizuar nga shoqëria civile i është bashkuar dhe kryetarja e Kuvendit, e cila tha se ngjarja e Fierit e kishte prekur së tepërmi, por nuk është e mendimit se dënimi me vdekje për autorin do të ishte një zgjidhje.

Duke folur për mediat, Nikolla tha se Shqipëria është pjesë e Konventës Europiane për të drejtat e njeriut, dhe nuk mund të miratojë dënimin me vdekje, ndërkohë që tha se e kupton peticionin e nxitur nga ngarkesa emocionale e familjarëve të Mateos.

“Jam në dijeni, këta janë momente të forta emocionale, patjetër Shqipëria është pjesë e BE, dhe sinqerisht unë nuk mendoj që ky dënim dhe kthimi pas në këtë vendim do të jetë gjëja e duhur. Ka shumë momentet të tjera, por janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të forta”, tha më tej Nikolla.

Kryetarja e Kuvendit foli dhe në lidhje me nismën ligjore që pritet të diskutohet në Kuvend sa i takon regjistrit të personave të dënuar për krime seksuale, për të cilin tha se do të konsultohet me shoqërinë civile dhe grupet e interesit.

Në këtë marshim që vijoi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, u përsëritën thirrjet për prindërit dhe fëmijët që të denoncojnë çdo rast dhune apo ngacmimi, dhe të mos tolerojnë aspak fenomene të tilla.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re