Të gjitha shoqatat e aktivizimit kanë patur mesazhet e tyre të cilat i kanë përcjellë kryesisht në rrjetet sociale, ndërsa sot është thirrur një marshim në orën 13:00 për Adelina Sejdinin, shqiptaren e cila u vetëvra tragjikisht në Itali, pasi shteti nuk ju përgjigj thirrjes së saj për ndihmë kundër trafikantëve të prostitucionit.

Vdekja e saj solli një reagim shumë të madh në rrjetet sociale, por në realitet, fizikisht janë shumë pak veta të cilët janë mbledhur në formë sensibilizimi në marshimin e organizuar në orën 13:00 të ditës së sotme.

Aktivistja, Xheni Karaj:

Ajo cfarë ndodhi me Adelinën, mendoj se nuk dueht ta quajmë në asnjë moment vetëvrasje, pasi mendoj se neglizhenca e shtetit Italian dhe atij shqiptar e shtynë atë të kryente atë akt. U portretizua si një prostitutë në mediat shqiptare, ndërkohë që Adelina është një heroinë duke shpëtuar qindra vajza duke arrestuar 40 trafikantë dhe duke identifikuar edhe 80 të tjerë, ne prandaj vendosëm të bënim këtë aksion për t’I dhënë vlerën e merituar. Kam një thirrje për ato gra që janë në cabinet dhe që munden të bëjnë dicka, është shumë e nevojshme të happen dosjet pë rata trafikantë të cilët në vitet 90 kanë shitur dhe trafikuar gra, të merren masa që këto njerëz të mos I shohim në parlament apo në pozicione të tjera në sferën publike por të marrin dënimin e merituar për të gjitha krimet që kanë bërë ndaj vajzave dhe grave. Është shumë e rëndësishme të ketë edhe reagime politike dhe jo vetëm protesta nga ne që mblidhemi në numër shumë të vogël.

Një prej protestueseve

Unë nuk kam qenë në dijeni të këtij rasti dhe më pas pasi e studiova si rast pashë një lënie mënjanë, në rradhë të parë të një individi të një njeriu. Ajo bëri thirrje ndaj organeve shtetërore dhe prokurorisë dhe në fund fare ajo u dorëzua, njëherë duke i vënë flakën vetes dhe më pas duke bërë vetëvrasje. Ajo besoi tek drejtësia, i dorëzoi në pjatë të argjendtë kokat e organizimit. Mos harrojmë që pas viteve 90 prostitcioni filloi në fillim. Ajo u sakrifikua si individ dhe erdhi e dha një mesazh “Në ndërgjegjien tuaj, do jem gjithmonë”. Ajo që ka bërë ajo ka sfiduar kultin e individit. Më e vështira për t’u pranuar është fakti që ke jetuar në një periudhë i ke parë dhe nuk ke mundësi ti thuash. Unë e di sesi janë trafikuar vajzat, nuk kam pasur fatin e tyre pork am qenë aty I kam parë por nuk kam pasur mundësi të flas. Madje edhe sot kam frikë të flas. Të gjitha ndërtimet që janë bërë aty dhe në Shqipëri janë me para të pista.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re