Pedagoge e studente te drejtësisë marshuan sot nga Fakulteti Juridik drejt vendit ku Ariela Murati humbi jetën. Heshtja mbizotëroi gjate gjithë rrugës.
 
Të rinjtë mbanin ne duar lule dhe fotografinë e shoqes,  që u nda nga jeta në moshën 21 vjeçare.
 
Ata vendosën buqeta me lule ne vendin ku Ariela u qëllua për vdekje pranë Fakultetit të Mjekësisë, nga Aldison Belulaj.
 
Studentët thonë se do ta ndjekin me vëmendje procesin gjyqësor ndaj autorit të krimit, derisa ai të marrë dënimin e merituar.
 
Ariela Murati u vra 3 dite me pare nga Aldison Belulaj, pasi vajza refuzoi lidhjen me të riun nga Fieri.
 
Pas krimit, Belulaj qëlloi edhe veten dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re