Albin Kurti është pyetur mbrëmjen e sotme për marshimin e paralajmëruar nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë me 28 Nëntor, ditën e festës së Pavarësisë së Shqippërisë.

Pyetjes së moderatores së emisionit “Open” se përse Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë marshim më 28 nëntor në Tiranë, Kurti iu përgjigj:

“Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është rregjistuar si OJF. Ne e kemi frymën e përbashkët por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri-tjetrin. Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është. Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Kurti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re