Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për kërkesat e prindërve përkushtuar fëmijëve me sindromën “Down”.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Meta ka shpërndarë marshimin e sotëm në Tiranë ku i ka bërë thirre institucioneve shtetërore të dëgjojnë me përulësi kërkesat e kësaj kategorie në nevojë.

Ilir Meta:
“Solidarizohem dhe mbështes plotësisht kërkesat e drejta të prindërve dhe edukatorëve të përkushtuar të fëmijëve me sindromën Down, që marshuan sot në Tiranë, për më shumë ndërgjegjësim, mbështetje dhe shërbime cilësore.

Nxis institucionet përgjegjëse shtetërore të dëgjojnë me përulësi kërkesat e tyre të drejta dhe të reflektojnë me përgjegjësi për më shumë solidaritet, dashuri dhe ndihmë të pakufishme në përkrahje të fëmijëve me sindromën Down, për t’i ndihmuar fuqimisht për të zhvilluar potencialet drejt një jete të pavarur e të mirë-integruar”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re