Shqipëria ka regjistruar plot 140 viktima në 7 ditët e para të muajit mars, shifër kjo më e rëndë se muaji shkurt, i cili u cilësua si një muaj i rëndë për sa i përket numrit të viktimave të shkaktuara nga Covid-19.
Në këtë mënyrë, vendi ynë ka një mesatare prej 20 viktimash në ditë gjatë 7 ditëve të para të marsit, shifër kjo tepër e frikshme duke pasur parasysh numrin e popullsisë së Shqipërisë rreth 3 milionë.
Situata në spitale gjithashtu flet jo për mirë, duke qenë se aktualisht në 4 spitalet Covid dhe spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të 7 pacientët janë në intubuar.
Shifrat e javës së parë të Marsit:
1 mars- 764 raste të reja dhe 20 humbje jete
2 mars- 892 raste të reja dhe 19 humbje jete
3 mars- 892 raste të reja dhe 19 humbje jete
4 mars- 851 raste të reja dhe 21 humbje jete
5 mars- 847 raste të reja dhe 20 humbje jete
6 mars- 777 raste të reja dhe 21 humbje jete
7 mars- 819 raste të reja dhe 21 humbje jete
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
