Marsida Qatja ka folur për ngjarjen e një dite më parë, ku u vra Dritan Haxholli. Në një intervistë për mediat, Marsida thotë se nëse Dritan Haxhollit nuk do t’i kishte ngecur arma, “ai do të na kishte vrarë të gjithëve”.

Thotë se Bledar Toçin e kishte shok dhe i kishte kërkuar ndihmë, pasi Dritan Haxholli i vinte çdo natë në shtëpi.

“Bledarit unë i kërkova ndihmë, i thashë që më vjen çdo natë. Marsid, më tha, do vij unë. Me kë je në shtëpi? Vetë me çunin e vogël. Ok, tha, të jetë dhe një njeri tjetër që mos mendohet keq. I thashë- kam edhe Xhuljon, që Xhuljo rri shpesh me mua”, tha u shpreh Marsida.

30-vjeçarja thotë se Bledari duhet të ngrihet në detyrë, pasi i shpëtoi jetën asaj dhe fëmijën.

“Ndërsa pjesën e Bledarit, jo se është shoku im, por mendoj se ai duhet të ngrihet në detyrë. Ai bëri diçka që ne do të kishim vdekur të gjithë. Dritani ka drejtuar armën tek fëmija im.

I gjuajti Bledarit dhe prapë Bledari nuk bëri gjë. Kur donte të gjuante fëmijën tim, Bledari kërkoi vetëmbrojtje”, u shpreh.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re