Të martohesh, ose jo?! Kjo është çështja. Shumë persona mendojnë se po të martohesh në moshë të hershme, është dicka më e mirë. Po ka edhe një pjesë tjetër të qytetarëve, të cilët mendojnë se mosha është thjeshtë çështje numri. Shumë studime kanë arritur në përfundimin se martesa ndikon në shumë gjëra, se sa thjesht lumturia. Madje, sipas një studimi të fundit është arritur në përfundimin se qëndrimi vetëm ndikon tek problemet mendore.
Më konkretisht, një studim i publikuar në “Journal of Neurology, Neurosurgery & Psychiatry”, ka zbuluar se të qenit i vetëm për pjesën tjetër të jetës, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të problemeve mendore me 42 për qind, në krahasim me çiftet e martuara. Njerëzit që janë të ve, gjithashtu janë në një rrezik të madh, me një shans prej 20 për qind.
Studiuesit nga “University College London” shqyrtuan 15 studime të veçanta, ku analizuan lidhjen mes rrezikut të çmendurisë dhe statusit martesor. Duke kombinuar rezultatet nga 15 studimet, studiuesit ishin në gjendje të analizonin të dhënat në mbi 800,000 njerëz në mbarë botën.
Sipas Dr Laura Phipps nga Research UK për Alzheimer, ka shumë arsye pse martesa mund të çojë në një numër përfitimesh shëndetësore. “Njerëzit që janë të martuar, priren të jenë më mirë financiarisht, një faktor që është i ndërthurur me shumë aspekte të shëndetit tonë. Bashkëshortët mund të ndihmojnë në nxitjen e zakoneve të shëndetshme, të kujdeset për shëndetin e partnerit të tyre dhe të ofrojnë mbështetje të rëndësishme sociale”.
Dr Andrew Sommerlad, një psikiatër në UCL dhe një nga studiuesit e studimit, shpjegoi se si një jetese të shëndetshme mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tuaj mendor.
“Një gjë që ndodh kur dikush po bën një çmenduri është akumulimi i dëmeve brenda trurit”, tha Dr Sommerlad për “The Independent”.
Shoqërimi i martesës dhe kujdesi që partnerët sigurojnë për njëri-tjetrin, mund të jenë faktorë që kontribuojnë në uljen e rrezikut të sëmundjes mendore. Publikimi i studimit përkon me nisjen e fushatës së Alzheimer’s Research UK Christmas, fushatës së Santa Forgot./GD/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re