Skip to content

Martini 14 vjecar qe u ther me t’hike ne zemer ne shkolle se dashuroi nje vajze, ku

Fillo 18

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin, ku një 14-vjeçar u vra me thikë nga dy nxënës të klasës së nëntë.

Të gjithë të miturit e përfshirë në ngjarjen e rëndë ishin nxënës të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, por në klasa paralele.

Një ish-nxënës i shkollës në fjalë dhe një ish-shok skuadre me viktimën kanë rrëfyer për mediat se cili dyshohet se ishte shkaku i ngjarjes që shkaktoi sherrin që përfundoi tragjikisht për 14-vjeçarin e quajtur Martin, i cili ishte futbollist dhe luante me U15 e skuadrës së Dinamos.

Të dy thanë se shkaku i zënkës midis adoleshentëve ka qenë një vajzë në klasën e 9-të.

Sipas tyre, vajza në fjalë kishte komunikim me viktimën dhe të miturin e plagosur që ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ish-nxënësi i shkollës i cili kishte njohje me nxënës të tjerë që njihnin viktimën, shpjegoi se konflikti kishte nisur që të premten për shkak të një vajze, e cila fliste me të dy djemtë e përfshirë.

Pas tensioneve që u shfaqën me përleshje fizike atë ditë, situata eskaloi në ngjarjen fatale të së hënës.

Një tjetër dëshmi erdhi nga një ish-shok skuadre i viktimës në futboll, i cili e përshkroi Martinin si një djalë të sjellshëm dhe me pasion për futbollin.

“Martini ishte një fëmijë i qetë, respektonte më të rriturit dhe nuk kishte konflikte as me fjalë, as me veprime,” tha ish-shoku i ekipit ndër të tjera.

Ai tha se Martini kishte luajtur më parë për ekipin U-15 të Partizanit, por së fundmi ishte transferuar te Dinamo. “Edhe kur ngacmohej, ai e injoronte dhe nuk kthehej me reagim të keq,” vazhdoi ai.