Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se një ushtar azerbajxhanas ka mbetur i martirizuar si pasojë e zjarrit të Forcave të Armatosura Armene.

Sipas deklaratës së ministrisë, ushtarët armenë hapën zjarr mbi pozicionet e Azerbajxhanit në rajonin e Kelbajar të kufirit. Ushtari i Azerbajxhanit, Ayaz Nezevov, ra dëshmor në sulmin e kryer në mesditë.

Me ndërhyrjen e ushtrisë së Azerbajxhanit, sulmet armene u ndalën.

Ministria deklaroi se e gjithë përgjegjësia për tensionin është e ushtarëve dhe politikanëve të Armenisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re