Mukesh Ambani, manjati miliarder i Indisë marton këtë fundjavë djalin.

Dasma e tij do jetë një event i një rëndësie të veçantë. Gjigantët globalë të teknologjisë, yjet e Bollywood-it , më të mirët e popit dhe politikanët po udhëtojnë për në Indi për dasmën që do të shtrihet në 3 ditë.

Këngëtarja Rihanna do të jetë këngëtarja që do performojë në dasmë dhe do paguhet 5.8 milionë euro, sipas “MailOnline”.Rihanna, 36 vjeç dhe partneri i saj A$AP Rocky kanë mbërritur tashmë në Indir dhe u filmuan duke ecur nëpër Jamnagar.

Mark Zuckerberg, Rihanna dhe Bill Gates janë ndër të ftuarit në gala para dasmës të organizuar nga kryetari i Reliance Industries Mukesh Ambani për djalin e tij.

Në total, festimet do të kushtojnë 140 milionë euro, thanë burimet për MailOnline. Vetëm kontrata e kateringut, e dhënë për një nga grupet kryesore të hoteleve me pesë yje të Indisë, përflitet të jetë me vlerë rreth 24 milionë euro.Sipas The Times of India, kuzhinierët e punësuar në hotelin luksoz Jardin kanë përgatitur më shumë se 2500 pjata nga kuzhina japoneze, meksikane dhe tajlandeze.

Anand Ambani, 28 vjeç, do të martohet me Radhika Merchant korrikun e ardhshëm, por festimet tre-ditore tashmë kanë filluar në Jamnagar, Gujarat. Tregtari vjen nga një familje e pasur aktive në industrinë farmaceutike.

Lista e të ftuarve përfshin iluzionistin David Blaine dhe aktorin e Bollywood-it Diljit Dosanjh, si dhe themeluesin e Microsoft-it, Bill Gates, shefin e Meta-s, Mark Zuckerberg dhe disa liderë aktualë dhe ish-politikë, sipas listës së publikuar nga Reliance.

Mes të ftuarve është kreu i Disney Robert Iger, ndërsa një tjetër e ftuar magjepsëse është Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan, si dhe ish-kryeministri i Suedisë Carl Bildt, ish-kryeministri i Kanadasë Stephen Harper dhe Mbreti i Butani ./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re