Aktori shumë i dashur për publikun e që na ka bërë të qeshim gjithnjë me batutat e tij, Gazmend Paja do i japë fund beqarisë në 1 qershor.

Pak ditë nga ceremonia, e fejuara e tij bukuroshe, Ira ka festuar Festën e beqarisë. E fejuara e Gazmendit shfaqet duke festuar në bregdet.

Bukuroshja bjonde ishte veshur me një fund të gjatë me tyl dhe një bluzë me mbishkrim “Bride to be”.

Lidhja e Gazmendit dhe Irës ka qenë shumë e komentuar në media dhe aktori e ka quajtur të fejuarën “E bukura e dheut” duke ja shprehur publikisht dashurinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re