Masa ajrore të ftohta/ Parashikimi i motit për sot, si do të ndryshojnë temperaturat

auto_12moti_shqip1602484754.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ditën e mërkurë, në vend parashikohet të qarkullojnë masa ajrore të ftohta në orët e mëngjesit.

 

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash deri në të dendura në orët e mbrëmjes. Gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, do të ketë prani të mjegullës.

 

Era do të fryjë nga veriperëndimi e juglindja me shpejtësi 2 deri 8 m/sek. Hera-herës, përgjatë bregdetit dhe zonave luginore, era do të fitojë shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:   

 

në zona malore -4 deri 8°C

në zona e ulëta 3 deri 16°C

në zona bregdetare 4 deri 16°C

 

Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme të ftohta, të cilat në pjesën veriore e qendrore të tij do të sjellin temperatura negative gjatë mëngjesit, duke u bërë shkak për ngrica në rrugë. Përgjithësisht, në të gjitha vendet do të mbizotërojnë orët me diell e vranësira në dendësim prej orëve të mesditës.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë