Ministri i Brendshëm Taulant Balla, nga Fieri, në një komunikim për mediat ka komentuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme ndaj GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest në shtëpi’ ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Balla tha Reforma në Drejtësi ka provuar se ligji është  i barabartë për të gjithë se se drejtësisë askush nuk mund t’i shmanget.

Pyetja: Zot Balla, prag arrestimi i zotit Berisha a do ta agravonte më tej situatën politike në vend dhe a do të ndryshonte diçka në diskursin politik pozitë-opozitë?

Përgjigje: Nuk dua të hyn në komente të një pyetje që në thelbin e saj ka dilemën që ju e keni, që ligji është i barabartë për të gjithë apo jo. Pyesni qytetarët këtu në Fier. Mendoj se ligji është i barabartë pë të gjithë. Koha kur në Shqipëri nuk zbarohen vendimet me urdhrat e prokurorëve ka marrë fund përgjithmonë. Reforma në Drejtësi është shpresa e të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe se vendimet e gjykatave zbatohen nga të gjithë. Dhe nuk ka askush mundësinë që t’i shmanget.

Kërkesa e SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar për figurën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

2. Bazuar në nenin 260 pika 4 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 12.2023 ora 10:00.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re