Ish-prokurori dhe ish-kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka folur mbrëmjen e sotme (24 tetor) mbi masën e sigurisë së vendosur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndaj të cilit është përcaktuar masa  “detyrim paraqitje” dhe bllokimi pasaportës për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

I ftuar në “OPEN”, Beçi është shprehur se SPAK duhej të kishte kërkuar autorizimin e Parlamentit për të vijuar më pas me dhënien e masës detyrim paraqitje.

Sipas ish-prokurorit, imuniteti ligjor është kufizuar vetëm për të drejtat dhe liritë që kanë të bëjnë me individin, jo me procesin penal.

“Imuniteti ligjor është kufizuar vetëm për të drejtat dhe liritë që kanë të bëjnë me individin, jo me procesin penal. Arrest me burg, arrest në shtëpi etj, kërkon autorizim të posaçëm, ndërsa ushtrimi i ndjekjes penale nuk kanë më imunitetet me ndryshimet që janë bërë.

Të patën Prokuroria duhet të kishte kërkuar autorizimin e Parlamentit për heqjen dhe kufizimin e lirisë së një personi sepse neni 288, i cili përcakton rastet se kur autorizimi jepet për kufizimin dhe heqjen e lirisë”, u shpreh Beçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re