Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbyllur me batuta konferencën me gazetarët, pasi SPAK dorëzoi sot (22 Dhjetor) në GJKKO kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.

“Të bëjmë së bashku nga një urim për vitin e ri sepse pastaj do të kem obligime të tjera”, u shpreh Berisha duke qeshur teksa nisi të largohej nga salla në selinë blu.

Sa i përket caktimit të datës 26 Dhjetor nga GJKKO për vendosjen e masës së sigurisë ndaj tij, një ditë para protestës së thirrur nga ish-kryeministri në Gjykatën e Lartë, u shpreh: “Njeriu nuk ka fuqi të pakufizuar, do më këshillojnë avokatët. Çdo qëndrimi i mi është përcaktuar nga mungesa e legjitimitetit.”

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re