Gjykata e Krimeve te Renda caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Selman Alijan, 28 vjecari qe vrau te atin me çekiç në Shkozë dhe trupin ia hodhi në liqenin e Farkës. Prokuroria lexoi dëshminë e te riut ne caktimin e masës se sigurimit.
 
Sipas akuzës, 28 vjecari e kreu krimin ne kushtet e tronditjes psikike, pasi babai Fejzi Aliaj i kishte thëne që të martohej dhe se nusen do ta kishin të dy bashkë.
 
Selman Aliaj deklaroi se e kishin fejuar pa dëshirën e tij, pasi donte te shkonte tek i vëllai ne Gjermani. Nga ana tjetër, avokati i 28-vjeçarit Fran Dashi kërkoi që të bëhet ekspertiza psikike e autorit të krimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re