Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se  masa e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj Sali Berishës është dhënë me urdhër politik të Edi Ramës.

Me anë të një reagimi në Facebook, Meta thotë se kjo është drejtësi me regji, ndërsa thekson se qëllimi i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës.

“Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.

Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave qindra milionëshe.

Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë”, shkruan Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re