Departamenti i Mjedisit në Partisë Demokratike të Rithemelimit, ka reaguar për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, duke e cilësuar një hakmarrje politike.

Në reagimin e tyre ata shprehet se sipas tyre, ndalimi i Malltezit “ka qëllim mbytjen e fjalës së lirë opozitare për të fshehur abuzimet e përditshme të kësaj maxhorance të dekompozuar”.

“Si drejtues i këtij Departamenti z. Malltezi ka qenë një denoncues konstant dhe argumentues në mbrojtje të natyres dhe cilësisë se jetës duke përfaqësuar zërin dhe aksionin e shoqërisë shqiptare në kundërshtimin me të keqen”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë

Ne gjykojmë se ndalimi i Prof. Jamarbër Malltezi është një hakmarrje politike, edhe për shkak të denoncimeve të mashtrimeve dhe aferave korruptive të Qeverisë në fushën e mjedisit duke filluar nga incerenatorët dhe deri tek abuzimet me burimet dhe pasuritë natyrore.

Si drejtues i këtij Departamenti z. Malltezi ka qenë një denoncues konstant dhe argumentues në mbrojtje të natyres dhe cilësisë se jetës duke përfaqësuar zërin dhe aksionin e shoqërisë shqiptare në kundërshtimin me të keqen.

Ndalimi i z. Malltezi ka qëllim, veç të tjerash, mbytjen e fjalës së lirë opozitare për të fshehur abuzimet e përditshme të kësaj maxhorance të dekompozuar. Për misionin tonë dhe në mbështetje të Jamarbrit ne do vazhdojmë të denoncojmë çdo aferë të pushtetit në çdo veprim dhe sjellje që ndotin Shqipërinë dhe mbytin të vërtetën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re