Rastet denigruese dhe aketet e dhunës të shfaqura në Tik-Tok që fatkeqësisht kanë prodhuar dhe viktima në Shqipëri, për ministrin e Brendshëm Taulant Balla jane një këmbanë alarmi. Në një takim me drejtuesit Tik-Tok dhe nxënësit e shkollave të mesme Balla shtoi se po punohet me kompanitë gjigande të rrjeteve sociale për të vendosur filtra dhe për të ndaluar këto fenomene.

“E kam shprehur shqetësimin sesi në këtë rrjet ka një gjuhë të pakontrolluar, mesazhet e një gjuhe tërësisht të pahijshme duke shkuar pastaj edhe në promovimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, sikurse mund të jetë edhe përdorimi i lëndëve narkotike. Janë një shqetësim për ne, janë një shqetësim për mua si Ministër i Brendshëm, por më shumë se kaq, janë një shqetësim për mua edhe si një baba i një djali 14-vjeçar, dhe se përgjegjësia ime është njëlloj për të gjithë ju dhe për të gjithë moshatarët tuaj”, tha ministry Balla.

Lexo edhe :Related Posts

Edhe vetë drejtuesit e Tik Tok ka sqaruar se po punohet për të forcuar kriteret dhe vendosur filtrat e personave jo të përshtatshëm në këto rrjete.

“Ngjarjet e fundit në Shqipëri kanë qënë shumë të trishtueshme dhe ne sigurisht i kemi parë me shumë kujdes dhe kemi disktuar si ekip sesi mund ti përmirësojmë”, tha Balla.

Kompania Tik-Tok ka në total mbi 40 miëj punonjës të cilët janë të angazhuar për sigurinë e kësaj platforme./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re