Skip to content

Masa ndaj shtetasit malazez, përhapte lajme të pavërteta për koronavirusin

Policia e Malit të Zi, ku deri tani nuk është raportuar asnjë rast i koronavirusit, ndaloi një person me dyshimin e përhapjes së lajmeve të rreme rreth pranisë së korona virusit në vend duke shkaktuar kështu një al arm publik.

Sipas medieve serbe, ky person, nëpërmjet profilit të tij në Facebook kishte postuar informacione mbi praninë e 13 personave të kontaminuar në Malin e Zi.Përveç Malit të Zi, në mesin e vendeve ballkanike, edhe në Kosovë nuk ka pasur infeksione nga korona virusi.