Gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri i arrestuar dy dite me pare, ka dale sot para kolegeve te Krimeve te Renda, per t’u njohur me masën e sigurisë. Mësohet se Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” per korrupsion, ndërsa pritet vendimi i trupës gjykuese. Shkëlqim Miri u prangos dy dite me pare gjate operacionit te koduar “vrasja e dyte”. Ai ishte nen hetim nga Prokuroria e Krimeve te Renda per te paktën 6 muaj.
 
Gjyqtari dyshohet se ka marre nje shume parash, 20 mije euro, per te favorizuar  nje te dënuar per vrasje te quajtur Gentian Doda. Ketij te fundit iu ndryshua akuza nga vrasje me dashje, ne plagosje te rende me dashje. Pas hetimeve dhe përgjimeve, Prokuroria krijoi bindjen se kete shume parash gjyqtari e kishte përfituar, pasi kishte dhene vendimin ne favor te te  dënuarit.
 
Organi i akuzës kërkoi  leje nga gjykata per kontroll banese ne shtëpinë e Shkelqim Mirit, ku dhe ju gjeten ne total rreth 340 milion leke. Mbi gjyqtarin e apelit  rendon akuza e “korrupsionit aktiv dhe pasiv ” si funksionar i larte i institucionit te drejtësisë. Ai vete ka pretenduar se leket ishin te nje miku te tij qe do te blinte nje prone ne Tirane.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re