Sot në Mbretërinë e Bashkuar është dasma e vitit.

Princi Harry dhe Meghan Markle kurorëzojnë dashurinë me martesë, shkruan lajmi.net.

Ceremonia e dasmës tashmë është gati të fillojë, ndërsa ka interesim shumë të madh për ta ndjekur nga afër.

Turma të mëdha njerëzish kanë arritur që në orët e para të mëngjesit për të parë nga afër çiftin Harry-Meghan.

Familja mbretërore ka organizuar çdo gjë deri në detaje, madje janë shtuar edhe masat e sigurisë në Winsdor.

Kujtojmë që minuta më parë, Mbretëreshë Elizabetë ka njoftuar se Harry dhe Meghan do të kenë titujt Duka dhe Dukesha e Suxxes-it.l.n.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re