Skip to content

“Masa urgjente për ekonominë”/ Meta: Qeveria të kujdeset sidomos për të varfrit

Pas vlerësimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar se ekonomia shqiptare do të ngadalësohet për shkak të situatës së koronavirusit, Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkon qeverisë të marrë të gjitha masat për të përballuar pasojat që do të sjellë në ekonomi përhapja e Covid-19.

 

 

Me të njëjtën kërkesë si Lulzim Basha edhe Ilir Meta kërkoi vëmendje të veçantë ndaj atyre familjeve që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

 

 

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit vendosi si prioritet shëndetin e qytetarëve dhe sigurimin e masave mbrojtëse për personelin shëndetësor.