Skip to content

Masakër gjyqësore në Egjipt: 75 dënime, tre krerë të Vëllazërinë Muslimane në litar

Gjykata egjiptiane dha dënim me vdekje për 75 persona, duke përfshirë në këtë grup dhe disa  nga udhëheqësit më të njohur të Vëllazërisë Myslimane, si Essam al-Erian dhe Mohamed Beltagi dhe Imam shquar Safwat Higaze, të cilët i pret litari.

Ata u akuzuan për protestat e vitit 2013, prej të cilave forcat e sigurisë vranë qindra protestues, e si shkak ishte një grusht shteti që i morri pushtetin presidentit Mursi.

Organizata për të Drejtat e Njeriut ka kritikuar gjykimin masiv të më shumë se 700 njerëzve.

Demonstratat e gusht të vitit 2013 u shtypën nga ai që më pas do zëvëndësonte Mursinë, Abdel Fattah al-Sisi.

Amnesty International thotë se më shumë se 800 demonstrues u vranë në atë kohë.

Por qeveria e al-Sisit pretendon se shumë demonstrues ishin të armatosur dhe nga armët e tyre u vranë 43 policë.