Një ngjarje e rèndë ka ndodhur sot në Zvicër ku sipas mediave vendase, një 56-vjeçar nga Kosova ka vrárë nusen e djalit të tij, një 24-vjeçare ndërsa kjo ka ndodhur në Pratteln të Kantonit Baselland

Referuar mediave zvicerane, babai dhe djali i tij, 27-vjeçar emrat e të cilëve nuk janë publikuar, jetonin me nusen e djalit dhe me nipin 4-vjeçar deri një vit më parë. Familja e re ishte zhvendosur në shtëpinë e tyre, afër shtëpisë së babait, ku edhe kanë ruajtur lidhjet e ngushta familjare.

“Gjyshja shpesh kujdesej për djalin” thotë një fqinj. Por, mbetet e paqartë përse kosovari 56-vjeçar e ka vrárë të renë dhe nënën e nipit të tij. Një i familjes së tyre ka thënë për blick.ch se “ai mund të ketë vepruar në vetèmbrojtje. Ndoshta nusja e ka sùlmuar, pasi që edhe ai ishte plágosur, në dorë. Pòlicia e Kantonit Bazel-Landschaft ka deklaruar se viktíma është vrárë me thíkë.

Mediat raportojnë se mòsmarrëveshja mes tyre mund të ketë qenë divòrci i planifikuar në mes të çiftit të ri. Djali i 56 vjeçarit kishte marrë fshèhurazi një avokat për të bërë divòrcin, thonë anëtarë të familjes.

Në momentin kur nusja ka marrë vesh për planin e të shoqit, ajo thuhet se ka shkuar te vjehrri me djalin e saj dhe mund ta ketë fajèsuar për pròblemet e saj martesore. Sipas përfaqësuesit të familjes, gjyshja e ka marrë djalin dhe ka ikur nga banesa kur ka filluar zènka pasi që djali nuk duhej të vëzhgònte.

Gruaja e 56-vjeçarit dhe tre djemtë e tij tani kanë fríkë nga gjákmárrja. Lagjja është në gjendje shòku. Aty personi tashmë i dyshuar për vrásje njihet si një njeri i sjellshëm. “Unë mund të shpresoj vetëm se ishte vërtet vetëmbròjtje”, thotë njëri ndër fqinjët.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re