Të shtëna me armë janë shënuar në zonën Artemida në Greqi ku mediat vendase raportojnë për 6 të vdekur.
Dyshohet se viktimat janë shtetas shqiptarë. Ngjarja e rëndëks ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Akropoleos dhe duket se ka pasur një shkëmbim armësh, por rrethanat ende nuk dihen saktësisht.
Një nga viktimat i cili dyshohet se ishte shoferi, tentoi të arratisej dhe u hodh nga automjeti. Pesë të tjerët ndodheshin brenda automjetit.
Policia ka dyshime të forta se ka të bëjë me “mafia” dhe ngjarja është larje hesapesh. Makina në të cilën u gjetën viktimat është me targa gjermane.
Policia dhe forcat speciale vijojmë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.