Një masakër ndodhi në Florida, me bilanc 4 të vdekur e 11 të plagosur. Tragjedia e radhës prej armëve të zjarrit ndodhi në një kampionat videolojrash, ku ndër të plagosurit ishte dhe një adoleshent shqiptar, i njohur si kampion i vitit të kaluar. Atë e kapi plumbi në gisht, siç e rrëfeu vetë këtë përvojë në rrjete.

“Dita më e keqe e jetës sime. Nuk do të marrë asgjë si të sigurt asnjëherë në jetë. Jeta mund të ndalet në një sekondë. Jam i lumtur. Plumbi goditit vetëm gishtin tim”, është Drini Gjoka, 19 vjeç.

Autori i masakrës është një prej lojtarëve që humbi një duel dhe ky mendohet se ka qenë shkaku që ka nisur të shtijë me armë. Ai më pas vrau dhe veten.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re