VLORE- Masakër në Vlorë! Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Resulaj, ku pas të shtënave me armë zjarri raportohet për 8 të vdekur dhe disa të plagosur.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa dyshohet se kanë humbur jetën 8 persona. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se ka dyshime që viktimat janë pjesëtarë të dy familjeve të fisit Zykaj.

Po ashtu ka dyshime se ka qenë një 24-vjeçar, Ridvan Zykaj që ka hapur zjarr me automatik ndaj disa të tjerëve, ndërsa dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Por ky fakt ngelet për t’u konfirmuar edhe nga kartelat mjekësore të spitalit psikiatrik të Vlorës.

Burime policore bëjnë me dije se aktualisht forcat e policisë, Renea dhe FNSH kanë rrethuar fshatin për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Informacion paraprakMë datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.VIJON…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re