Skip to content

Masakra e 2 Prillit, revoltohet mbesa e dëshmorit: Sa hipokrizi që nderohen nga Ilir Meta, erdhi si mik i PD

Mbesa e Nazmi Kryeziut, Adela ka reaguar për nderimet që po bëjnë figurat e lartë të shtetit për vrasjen e 4 personave më 2 prill 1991.

Ajo e quan hipokrizi që dëshmorët e 2 prillit nderohen nga Presidenti Ilir Meta dhe Gramoz Ruçi.

Kandidatja për deputete e partisë “Lëvizja për Ndryshim” shkruan se mirëpret të gjithë që janë miq të Partisë Demokratike për kauza të përbashkëta.

“Sa hipokrizi….Dëshmorët e 2 Prillit që nderohen nga Ilir Meta Me shumë mundësi aty rrotull do ketë qënë dhe Gramoz Ruci si kryetar parlamenti.

Fundja mjafton të jenë miq të PD -së dhe i mirëpresim në kauzat e përbashkëta.Rroftë „Demokracia „e këtyre 30 viteve!”– shkruan Adela Kryeziu.

Kujtojmë se më 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë. Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në qytetin verior.

Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.