Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Vlorës për Aleksandër Llanajn, Ani Begajn dhe Bertil Aliajn, të akuzuar e dënuar për masakrën e Çoles në Vlorë ngjarje e ndodhur në vitin 2015, ku humben jeten 3 persona. Në këtë mënyrë Llanaj është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Begaj e Aliak me nga 35 vite burg.

Ata përfitojnë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi është marrë këtë të premte nga tre anëtarët e gjykatës së Lartë, Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, të cilët lanë në fuqi vendimin e apeli. Kjo dosje u rikthye për rigjykim në gjykatën e lartë nga gjykata kushtetuese në vitin 2017, me pretendimin se gjatë procesit gjyqësore janë gjetur shkelje.

7 vite më parë pas një sherri banal në një lokal në zonën e Çoles, ku brenda 11 sekondash, mbetën të vdekur Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Ndërsa të pandehur për ngjarjen u moren tre të rinjtë e lartpërmendur, ndaj te cilëve tashmë rëndon një vendim i formës së prere.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re