Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës. Burimet bëjnë të ditur, se këta dy persona janë kapur me armë dhe janë vënë në pranga.

Mësohet se ka pasur një grindje dhe një armë është hedhur në zonë. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, ka bllokuar një automjet dhe po bën kontrolle.

Një prej të arrestuarve është Ani Begaj, i cili ishte i shpallur në kërkim. Ai dyshohet si i përfshirë në “Masakrën e Çoles”, ku humbën jetën tre të rinj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re