Gjatë konferencës për goditjen e dy grupeve kriminale, drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj nuk iu ka shpëtuar pyetjeve mbi ngjarjet e bujshme kriminale. I pyetur për ecurinë e hetimeve të atentatit në Don Bosko, që i mori jetën 58 vjeçares Mimoza Paja, Vocaj deklaroi se policia ka informacione mbi persona konkretë të përfshirë në këtë ngjarje.

 

“Është një hetim që do të marrë kohen e nevojshme. Ka informacione për persona konkrete të përfshirë në këtë ngjarje. Nuk mund të japim detaje në këto momente, por nëse do të kemi informacion do ua përcjellim”, deklaroi Vocaj.

 

 

Atentati i Don Boskos kishte si shenjestër të afërmit e Fatjon Muratit, i cili është dhe pronar i lokalit ndaj të cilit u qëllua me breshëri plumbash. Si pasojë, mbeti e vrarë banakieria e lokalit, Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona të tjerë.

 

Fatjon Murati është një emër i njohur për drejtësinë dhe njihen si mik i afër e Endrit Dokles, një ndër eksponentët më të përfolur në krimin shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re