Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për Marviol Billon, të dyshuarin kryesor për masakrën në ish-bllok, ku një person mbeti i vdêkur dhe dy të tjerë të plágosur.

Mësohet se prokuroria ka pushuar ákuzën për vrásjen e Fabian Gaxhës nga ana e Billos. Ish-komandoja do të ákuzohet tashmë për “Vrásje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes”, si dhe ‘plágosje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes”, maksimimumi për të cilat është një dënim me 7 vite bùrg.

Ndërkohë mësohet se Prokuroria ka ngritur ákuzë për moskallëzim krimi për Geldi Hoti Licaj, Ervin Matan, Ajax Boshnjakun dhe Fabio Allushin.

Sipas Prokurorisë Billo ka vepruar në kushtet e mbrojtjes ekstreme, pasi ka qëlluar në përgjigje të Fabian Gaxhës, i cili ka gjuajtur i pari me ármë. Kjo çështje është duke u ndjekur nga Prokuroria e Tiranës, dhe vetëm në muajin Janar të 2021-shit do të ketë një seancë paraprake, ku do të paraqiten të gjithë të pandehurit.

Pas kësaj ákuze që në fakt është mjaft lehtësuese ndaj tij, Billo pritet që ti japë fund edhe arratisë, ku ndodhet tashmë prej më shumë se dy vitesh.

Takimi ku ndodhi edhe vrásja e Gaxhës, dhe plágosja e biznesmenit Martinaj dhe Hatos ndodhi në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku ishin takuar për një sqarim mes tyre Martinaj dhe Ervin Mata, por duket se gjërat percepituan shpejt, dhe pati një përplásje me ármë mes disa personave të pranishëmm, shoqërues të të dy palëve.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re