Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në një fjalim natën vonë të shtunën se presidenti rus Vladimir Putin po kërkonte mënyra për të hedhur fajin për masakrën e së premtes në sallën e koncerteve pranë Moskës.

“Është e qartë se Putini dhe të poshtër të tjerë thjesht po përpiqen të fajësojnë dikë tjetër”, tha Zelensky.

“Metodat e tyre janë gjithmonë të njëjta. E kemi parë më parë, ndërtesa të shkatërruara, të shtëna dhe shpërthime. Dhe ata gjithmonë gjejnë dikë për të fajësuar.”

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se Zelensky ishte “i vetmi kreu i shtetit i çmendur mjaftueshëm për të fajësuar Rusinë për një sulm terrorist”.

Më herët, Putin tha se 11 persona u arrestuan pas sulmit, duke përfshirë katër sulmuesit.

133 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në masakrën e së premtes mbrëma në një sallë pranë Moskës.

Ky është sulmi më vdekjeprurës në Rusi që nga rrethimi i shkollës në Beslan në vitin 2004.

ISIL mori përgjegjësinë për sulmin dhe Kievi menjëherë mohoi çdo përfshirje.

Zelensky tha se Putini duhet të angazhojë njerëzit e tij në shtëpi për të luftuar terrorizmin në vend që të pushtojë Ukrainën.

“Ata sollën qindra mijëra terroristë të tyre këtu, në tokën ukrainase, për të luftuar kundër nesh dhe nuk u intereson se çfarë ndodh në vendin e tyre,” tha ai.

“Dje, kur ndodhi e gjithë kjo, në vend që të merrej me qytetarët e tij rusë, t’u drejtohej atyre, Putini i butë heshti për 24 orë, duke menduar se si ta lidhte këtë me Ukrainën. Gjithçka është plotësisht e parashikueshme“, tha Zelensky.

Nga ana tjetër, fakti që sulmin e morri përsipër ISIL e bën dhe me konspirativ plojën e Moskës: faktin se ç’na qenka ky grupim ekstremist që kryen masakra në kohë Ramazani e në vakte iftari dhe pse pikërisht në Moskë në kulimin e një lufte Rusi – Ukraina dhe kulmin e një tensioni me era luftë mes Rusisë dhe Perëndimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re