Kreu i PL, Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh për të kujtuar 28-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku në ‘Facebook’ shkruan se mohimi i gjenocidit duhet dënuar me forcë.
Meta thekson se duke dënuar me forcë gjenocidin dhe kujtuar viktimat e pafajshme, duket të forcohet dhe bashkëpunimi rajonal për stabilitetin në rajon.
Postimi i plotë:
Nderojmë sot me dhembje kujtimin e mijëra viktimave të pafajshme të masakrës së Srebrenicës!
Mohimi i gjenocidit, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe frymëzuesve të saj, si dhe përpjekjet për të ringjallur fantazmën e Millosheviçit dhe Jugosllavisë, të fshehura pas projekteve ogurzeza për rishikim kufijsh e dominim të një vendi ndaj një tjetri, duhen dënuar me forcë dhe të marrin një dënim të merituar.
Forcimi i bashkëpunimit rajonal, bashkëjetesës etnike dhe fetare, konsolidon paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, për të ecur përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian.
