Skip to content

Masakra e videolojrave në Florida, ky është vrasësi

Policia e Floridas identifikoi personin që shkaktoi një masakër në kampionatin e videolojrave në një lokal në Jacksonville, ku pati 6 të vdekur e 11 të plagosur, përfshirë dhe vetë atentatorin që vrau veten.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin David Katz nga Baltimora, që besohet të ketë një prej lojtarëve të turneut. Sa për arsyet, ende nuk jepen saktësime.

Florida ka qenë vendi i tragjedive të ngjashme vitet e fundit. Në qershor 2016, 49 personau vranë në një klub në Orlando, dhe 14 shkurt 2018, një djalë 19-vjeçar, hapi zjarr në një shkollë duke vrarë 17 persona.