Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i shoqëruar nga kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është nisur drejt fshatin Resulaj në Selenicë, ku ndodhi masakra me 8 viktima.
 
Ngjarja e rëndë në Selenicë të Vlorës, e mbrëmjes së kësaj të premteje, tronditi jo vetëm banorët e fshatit Resulaj, por edhe opinionin publik në mbarë vendin.
 
Tashmë kur kanë kaluar disa orë nga masakra e 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, forcat e policisë së Vlorës, FNSH-së dhe RENEA-s, u përfshinë shumë shpejt në aksion për rrethimin dhe krehjen e zonës për të kapur autorin e dyshuar të masakrës, ende nuk kanë bërë të mundur arrestimin e vrasësit.
 
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion për vendodhjen e autorit ku dhe errësira e bën më të vështirë ndjekjen dhe kapjen e tij.
 
Sipas policisë ngjarja me 8 viktima ka ndodhur si pasojë e një grindjeje për motive pronësie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re