Skip to content

MASAKRA/ Husanna, gruaja që u vra duke shpëtuar burrin e saj në karrige me rrota

Screenshot 2019 03 17 at 10.24.55

 

Dy ditë pas masakrës në dy xhami të qytetit Chrischurch në Zelandën e Re, vijojnë të dalin fakte prej asaj ngjarjeje të tmerrshme, ku 50 besimtarë, mes tyre dhe  gra apo fëmijë, u vranë pa asnjë shkak prej një të marri të quajtur Brenton Tarrant, një 28-vjeçar australian, i mbushur me urrejtje ndaj muslimanëve.

Husna Ara Parvin, një grua 42-vjeçare nga Bangladeshi, ishte një nga viktimat e masakrës. Vdekja e saj ka ardhur teksa është përpjekur që të shpëtojë burrin e saj të paralizuar, Farid Uddin, i cili ishte në karrocë. Dhe ia ka arritur, falë Zotit, ama duke e paguar me jetën e saj.

Xhamia Al Noor në Christchurch, si çdo xhami normale, ka dy pjesë; një për burrat e një për gratë. Ajo e la burrin e saj në pjesën e meshkujve të xhamisë dhe kur po dilte për të kalur në pjesën e grave dëgjoi të shtënat.

Ajo u kthye në mbrojtje të burrit invalid dhe aty e kapën plumbat e terroristit të mllefosur. Burri i saj Farid arriti të mbijetojë, falë pra gruas së tij që e mbrojti me trup.