Ministri për Evropën dhe Punët e Jashme, Igli Hasani ka reaguar pas të shtënave në Çeki pasditen e sotme, ku 15 persona u vranë dhe 26 të tjerë mbetën të plagosur.

Ministri Hasani përmes një reagimi në platformën X i ka shprehur ngushëllimet familjeve të prekura.

“Thellësisht i pikëlluar nga të shtënat tragjike në Pragë sot, që rezultuan në humbjen e disa jetëve të pafajshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e prekura dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë”, thuhet në reagim.

Deeply saddened by the tragic shooting in #Prague today, which resulted in the loss of innocent lives. My heartfelt condolences to the grieving families, and I hope for a swift recovery for those who were injured.

Albania stands in solidarity with our Czech friends in this…

— Igli Hasani (@IgliHasani) December 21, 2023

Sakaq, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë.

Sipas njoftimit nga informacionet e deritanishme, nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare.

David Kozak, autori i dyshuar i masakrës vrau 14 persona dhe plagosi 26 të tjerë.

Sipas medieve çeke, Kozak qëlloi më pas veten duke e çuar numrin e të vdekurve në 15. Të shtënat ndodhën rreth orës 15:30 në qendër të Pragës./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re