Gjithçka duket e rrafshuar ne spitalin e Gazes qe u bombardua te marten, ndërsa numri i viktimave  llogaritet mbi 500. Mes tyre janë gra, fëmijë dhe mjekë.

 

Por përgjegjësi për masakrën që është dënuar nga shumë vende të botes nuk dihet ende. Një rrufe  e menjëhershme akuzash se pas raketimit qëndron Izraeli erdhi menjëherë  nga vendet arabe, që mbështesin palestinezët. Por  një akuzë e tillë u hodh poshte menjëherë nga Forcat e Mbrojtjes izraelite që pretenduan se nuk kanë sulmuar spitalin. Sipas autoriteteve të Tel Aviv-it raketat e Xhihadit Islamik Palestinez kanë rënë në spitalin e Gazës.

 

Për të mbështetur këto akuza  Izraeli ka publikuar edhe një regjistrim audio ku pretendohet të jetë komunikim mes dy anëtarëve të Hamasit në lidhje me shpërthimin në spitalin e Gazës.

 

Perëndimi  ka dënuar sulmin duke kërkuar një hetim  të thelluar mbi ngjarjen. Bilanci sa vjen e bëhet  edhe me i përgjakshëm, ku   më shumë se 4000 persona  kanë mbetur të vdekur e shumë të tjerë të plagosur nga luftimet mes palëve. Ndërkohë  president i SHBA-ve Joe Biden është   takuar me kryeministrin Beniamin Netanjahu. Nga telavivi kreu i shtepise se bardhe ka rikonfimuar mbeshtetjen amerikane ndwrsa ka fajesuar militantet e hamas per bombardimin e spitali.

 

“Doja të isha këtu sot për arsyen e thjeshtë  qw tw gjithw  ta dinw  se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah jush. Doja të vija personalisht dhe ta bëja të qartë këtë. Jam  thellësisht i trishtuar dhe i indinjuar nga shpërthimi  nw  spitalin e Gazws  dhe në bazë të asaj që kam parë, duket se është bërë nga pala tjeter e jo nga ju.Grupi terrorist Hamas   ka masakruar 1300 persona   duke përfshirë 31 amerikanë dhe  po ashtu  kanë marrë peng shumë njerëz, përfshirë fëmijë.Duhet ta kemi parasysh se  Hamasi nuk perfaqeson popullin palestinez.

 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka deklaruar se Hamasi po vret femijet.

 

 Hamasi po vret fëmijët para prindërve dhe prindërit para fëmijëve të tyre. Ata djegin  njerëz të gjallë. Ata përdhunuan dhe vranë gra. Ata ua prenë kokën ushtarëve dhe kërkuan  ne vendet ku prindërit fshehën fëmijët e tyre.Vetëm imagjinojeni, zoti President, frikën dhe panikun e atyre fëmijëve të vegjël në momentet e tyre të fundit, ndërsa përbindëshat zbuluan vendet ku ishin fshehur.

 

Pas bisedimeve me kryeministrin Benjamin Netanyahu presidenti amerikan Xho biden do te zhvillojë një takim te zgjeruar me kabinetin e luftës të Izraelit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re