Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen misterioze në Kanada, ku autoritetet gjetën të vdekur brenda një shtëpie gjashtë persona, mes tyre katër fëmijë.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person pasi dyshohet të jetë përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, e cila ka tronditur Kanadanë.

Lexo edhe :Related Posts

Policia e Kanadasë bën me dije se viktimat janë qëlluar me armë zjarri brenda shtëpisë. Raporotohet për të shtëna masive.

Grupet hetimore po hetojnë disa pista rreth ngjarjes misterioze. Sakaq hetuesit kanë përjashtuar pistën për dhunë dhe krim brenda familjes. Gjithashtu autoritetet gjetën brenda shtëpisë së maskarës edhe një person të shtatë, për fat të mirë ai është gjallë dhe po merr ndihmë mjekëosre në spital.

Kryebashkiaku i Otavës, Mark Sutcliffe e cilësoi ngjarjen si një “incident tronditës”.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re