Një denoncim i mirëdokumentuar dëshmon se si brenda dy vitesh, nga viti 2016 e deri aktualisht, një sipërfaqe e madhe pyjore është maskaruar nga një firmë private me bekimin e bashkisë Libohovë, në ish-komunën e Zagorisë, në rrethin e Gjirokastrës.

Pavarësisht zotimeve të qeverisë së majtë që në mandatin e saj të parë por edhe të dytë, se prerja e druve në vend do të merrte fund, një gjë e trillë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por madje ka vazhduar në mënhyrë edhe më agresive, sikurse tregon ky rast.

Shoqata Zagoria e cila e ka ndjekur rastin, shprehet e demoralizuar, pasi i ka ndjekur të gjitha hallkat ligjore, dhe është ndier e tallur si nga isntituciomet lokale, ashtu edhe nga ato qendrore.
Sipas tyre, vetë bashkia e Libohovës ka pranuar se kontrata e lidhur prej tyre me firmën private, ka qenë një pakujdesi dhe gabim i punoinjësve të saj, e megjithatë preraj e pyjeve, sikurse shihet në këto foto nuk është ndalur ende.

Për këtë rast ka reaguar në postimin e shoqatës Zagoria edhe ish-ministri i Mjedisit gjatë qeverisjes socialiste në fillimin e viteve 2000, Ethem Ruka.

Në një koment të tij në Facebook në postimin e Shoqatës Zagoria, Ruka e ka quajtur prerjen e pyllit në Zagori, si një masakër e patolerueshme dhe që duhet dënuar.

Reagimi i ish-ministrit socialist Ethem Ruka

“Pavarësisht se për këtë rast janë në dijeni të gjitha nivelet drejtuese që nga kryeministri, ministri i Mjedisit, e deri te çdo vartës përkatës i tij, prerja nuk po ndalet.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re