Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjes së rëndë me tre viktima dhe disa të plagosur në Klos.

 

Nëpërmjet një deklarate për mediat, sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka tha se autori i ngjarjes është një patronazhist me uniformë që mban detyrën e punonjësit të Policisë Bashkiake të Klosit.

 

 

Noka ka deklaruar se, Policia e Shtetit kishte dijeni për konfliktin midis familjeve por nuk mori asnjë masë për parandalimin e tij.

 

Sipas PD, vetëgjyqësia është bërë ‘modë’ nën qeverisjen e Edi Ramës dhe Policia nuk po e kryen detyrën siç duhet.

 

 

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka

Masakër ne qendër te Klosit me 3 viktima para pak orësh ka tronditur mbare shoqerine. Përveç tre jetëve të humbura , janë plagosur edhe 5 të tjerë, skena te një masakre sipas dëshmitarëve.

Autori i masakrës rezulton nje patronsazhist i me uniforme…. Besnik Mjeshtri, punonjës i Policisë Bashkiake të Klosit. Policia ka qenë në dijeni të konfliktit dhe siç duket qartë nuk ka marrë masë për parandalimin.

Kjo është një ditë e zezë për familjen që ka humbur njerëzit e dashur dhe një goditje e rende për mbare komunitetin e klosit dhe gjithë shoqerine.

Është një goditje për çdo shqiptar kur e merr vesh se arma që shteti i jep punonjësit për mbrojtjen e qytetarëve del nga brezi për t’i vrarë ata.

Është një goditje kur familjet me lidhjet me partinë-shtet, siç është rasti i Klosit bëjnë akte kamikaze në mes të vendit, duke e ditur veten të paprekshëm.

Partia Demokratike denoncon masakrën shteterore dhe ben me dije se rendi dhe siguria e qytetarëve do te egzistoje ne kete vend kur policia e shtetit të pushojë së qeni trupë politike e orientuar nga pushteti.

Fakti që autori i vrasjes është polic bashkiak e bën shtetin dy herë fajtor.Vetegjyqesia eshte bere mode ne shtetin e Edi rames sepse policia nuk kryen detyrën, nuk e njeh komunitetin dhe problematikat e tij ,nuk kontrollon territorin, nuk veprojnë si profesionistë, dhe i braktisin qytetarët në duart e vetëgjyqësisë.

Në Shqipëri është bërë e lehtë të armatosesh dhe të vrasësh, si asnjëherë më parë. Jo për faktin e thjeshtë se shteti i ka ulur armët dhe është dorëzuar para pushtetit të krimit. Arsyeja dihet: krerët e të dy palëve janë në biznes me njëri-tjetrin.

Kjo gjendje nuk zgjidhet duke ndërruar drejtorët, por filozofinë. E cila mëshirohet në kreun e pushtetit të kohës. Pa ikur Edi Rama, Shqipëria do të vazhdojë në pikën e hallit dhe në mesin e rrezikut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re