Gazetari Dritan Hila ka reaguar pas denoncimit publik të kryebashkiakut të Korçës Sotiraq Filo lidhur me vrasjen masive të qenve dhe maceve përmes hedhjes së helmit në kënde të ndryshme të qytetit.

Hila thotë se kjo është një gjë normale e cila ndodh në çdo vend të botës kur nuk ka adoptues.

“Sotiraq Filo k/bashkise se Korces akuzohet se ka helmuar kafshet e rruges.

Ne fakt eshte pak a shume e njejta gje qe behet ne bote, ku pasi i grumbullojme ne depoziten e caktuar per to, nese brenda nje afati kohor nuk del nje adoptues, i vrasin.

Kurse tek ne per mungese fondesh edhe per pleqte, pale per kafshet, nuk ka dicka te tille.

Dhe mes dilemes te lene qytetet ne stadin paraurban te pangjashem me nje te tille ne boten e qyteteruar ku nuk shikon kafshe pa zot ne rruge, apo nje qyteti normal, i vrasin. Eshte ceshtje financash.

Nderkohe e frikshmja eshte tek qasja e njeriut per njeriun. E mallkojne Filon tek femijet!

Ky vend shpesh ngjan me nje cmendine te madhe.

Nje vend qe perpiqet te duket evropian me dhembshurine ndaj kafsheve por i afron me nazistet e kampeve te shfarosjes. Edhe ata i donin shume kafshet”, shkruan Dritan Hila.

Ngjarja e rëndë në Korçë u denoncua fillimisht nga gazeta “TemA” e cila ka raportuar hap pas hapi të gjitha ankesat e qytetarëve. (TemA) 

SnapInsta_270024335_209290988004026_7730793900987355351_n
SnapInsta_271505000_143943908058331_6326294848875811205_n
SnapInsta_271573364_1051826655382170_1456330188080456007_n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re