Detaje të reja janë zbardhur nga masakra në Paskuqan, ku Dan Hutra vrau me kallash motrën dhe kunatën e ish-bashkëshortes. Njëra nga viktimat, është lënë e pajetë në një makinë Passat që ndodhej në oborrin e banesës.
Pasi iu bllokua arma, Hutra ka plagosur me thikë ish-bashkëshorten dhe nënën e saj.
Dy gratë u transportuan menjëherë në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Ato po mbahen nën trajtim intensiv nga stafi mjekësor në spitalin e Traumës.
Në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën ndodhet edhe Mariana Gurakuqi që u plagos në Astir, e cila dyshohet se ka pasur një lidhje dashurie me Dan Hutrën.
