Skip to content

Masakra në Resulaj/ Morgu s’ka vend të mjaftueshëm për të vrarët. Mes viktimave mund të këtë dhe të mitur

9882423c 6204 47fc 95f1 b9cb87b4c174

 

VLORE- 8 të vrarë me armë zjarri. Ky ishte bilanci tragjik pasi një 24-vjeçar hapi zjarr ndaj dy familjeve në fshatin Resulaj të Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti në një lidhje telefonike për ‘NeWs24’ tregoi detaje tragjike nga ngjarja, ndërsa shtoi se mes viktimave te fisit Zykaj ka dhe mosha të reja, madje nuk përjashtohen as të miturit dhe femrat.

Po ashtu Mehmeti tha se Morgu i spitalit të Vlorës nuk ka vende të mjaftueshme për të vrarët.

Sipas policisë autori i dyshuar është Ridvan Zykaj, 24 vjeç. Ky i fundit pak pas masakrës u arratis nga vendi i ngjarjes, ndërsa forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij.(ed.me/BalkanWeb)